1 muaj nga greva, sindikalistët e qeveria larg marrëveshjes

Sot janë bërë një muaj nga fillimi i grevës në sektorin publik, dhe pavarësisht pritjeve që fundjava të sjellë rezultate në përfundimin e saj, Qeveria e sindikatat duken larg arritjes së një marrëveshjeje. Përderisa kryeministri Kurti, u është referuar sindikalistëve si “sindikalistë të PAN-it,” këta të fundit kanë kërkuar seriozitet nga ai, duke thënë se mbesin në pritje të ftesave për takim, por edhe ofertave konkrete

Ilustrim, Grevë

Raportet e acaruara mes qeverisë e sindikatave në vend, kanë vazhduar edhe në ditën kur është bërë një muaj nga fillimi i grevës në sektorin publik.

Palët, dhe këtë ditë nuk kanë dhënë sinjale se pajtimi mes tyre, është afër, pavarësisht pritjeve dhe rritjes së presionit publik, që të paktën të hapen shkollat.

Kryeminstri i vendit Albin Kurti, ka shprehur keqardhjen për humbjen, derisa edhe një herë i ka  lidhur sindikatat  me subjekte politike, dy prej të cilave janë në opozitë e tjetra jashtë kuvendit.

“Është për të ardhur keq se si shkollimi në Kosovë po mbahet pengt dhe për përshtypjen time të fuqishme pas gjitha takimeve që kam pasur,bëhet fjalë për një inati ndaj qeverisë një kurs kundër qeverisë së progresit dhe të shpresës . Sindikalistëve të PAN-it iu ka këputur sahati më 5 qershor 2017 pra aty iu ka ngelur sahati sindakalisteve te PAN-IT”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ndaj kësaj akuze ka reaguar sekretari i SBASHK-ut,Ymer Ymeri ku ka thënë se Kurti ka qene edhe vet përkrahës i grevës në kohën e PAN-it.

“Sa i përket asaj se sindikalistët e PAN-it, janë rreth 600 anëtarë të SBASHK-ut, nëse e ka pas fjalën për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe ata të gjithë në kohën kur PAN-i i udhëhequr në kohën e Haradinaj, në atë kohë kanë bërë tri javë grevë. Këta sindikalistë janë të njëjtë, të cilët kanë bërë grevë gjatë qeverisë PAN, kur Kurti ka qenë në opozitë, përkrahës dhe mbështetës i madh i këtyre sindikalistëve”, është shprehur Ymer Ymeri, sekretar i SBAShK-ut.

Edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar se kanë pritur një ftesë nga qeveria për takim gjatë kësaj fundjave, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, derisa ka kërkuar seriozitet nga qeveria, dhe ripërsëritur se presin takime dhe oferta serioze.

Një propozim u bë gjatë ditës nga ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, që rekomandoi që SBAShK-u të pranojë ofertën për shtesat prej 50 eurosh, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, por që e njëjta, sipas zyrtave nga sindikata e arsimit, nuk është pranuar.

Ekspertja e arsimit Bardha Qerizi, ka thënë se vazhdimi i grevës edhe më tej është i papranueshëm.

“Kjo është shumë shqetësuese se nëse vazhdojnë në këtë ritëm të bisedimeve atëhere mund të presim edhe një muaj diksutime propozime dhe nuk ndërpritet greva, greva duhet të ndërpritet sa më shpejtë dhe të vazhdohen diskutimet për shkakë se ky është një bllokim i terësishëm i procesit arsimor”, është shprehur Qerizi.

Greva në sektorin e arsimit, është thyer vetëm në disa shkolla dhe nga mësimdhënës që individualisht kanë vendosur ti mbajnë orët e tyre, por sipas të dhënave të SBAShK-ut, bëhet fjalë për një % të vogël të shkollave në nivel vendi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika