14 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Meksikë

Një helikopter ushtarak meksikan, është rrëzuar në veriperëndim të Meksikës, shkaku i të cilit nuk dihet ende. Në helikopter ishin, gjithsej, 15 pasagjerë, ku 14 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 1 ka mbijetuar

Ilustrim

Një helikopter ushtarak meksikan, është rrëzuar të premten e 15 korrikut në veriperëndim të Meksikës. Në helikopter kanë qenë, gjithsej, 15 pasagjerë, ku 14 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 1 ka mbijetuar, i cili ka marrë trajtim mjekësor.

“Një helikopter Black Hawk është përfshirë në një aksident, shkaku i të cilit nuk dihet për momentin”, thuhej në një deklaratë, raporton news18.com.

Sipas deklaratës, helikopteri është rrëzuar teksa po kryente aktivitete operative të paspecifikuara, duke shtuar se do të hetohet shkaku.

Përplasja nuk besohet që ishte e lidhur me kapjen e së premtes së një mbreti famkeq të drogës, i cili ishte i kërkuar nga Shetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e një agjenti të fshehtë amerikan, ka thënë marina.

Rafaelo Caro Quintero akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se ka urdhëruar rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit special të administratës së zbatimit të drogës ( DEA) Enrique “Kiki” Camarena në 1985.

I njëjti është ndaluar nga marinasit meksikanë në qytetin Choix në Sinaloa.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika