14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të reja të infektimit me Covid-19. Gjithashtu IKSHPK ka bërë të ditur se të hospitalizuar nga pandemia janë gjithsej 14 persona

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk ka pasur vdekje nga Covid-19, ndërsa janë shënuar 14 raste pozitive me Covid-19 nga 58 testime.

Në përditësimin e fundit të IKSHPK-së është bërë e ditur se 14 persona të infektuar me Covid-19 janë të shtrirë në spitale duke u trajtuar për Covid-19, ndërsa raste aktive në vend janë gjithsej 138.

Si pasojë e Covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri sot, jetën e kanë humbur 3 mijë e 206 qytetarë. Ndërsa të infektuar në vend nga fillimi i pandemisë ishin gjithsej 272 mijë e 851 persona, nga ta janë shëruar 269 mijë e 507.

Në Kosovë janë testuar për Covid-19 gjithsej një milion e 985 mijë e 666 persona.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika