15 vende anëtare të BE-së bëjnë thirrje për kufizim të çmimeve për import të gazit

Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia dhe Italia janë disa nga vendet anëtare të BE-së të cilat kanë nënshkruar letrën e dërguar Bashkimit Evropian për kufizimin e çmimit të importit të gazit

Përfaqësues nga Franca, Italia, Spanja, Belgjika dhe Malta ndët 15 vendet të cilat kanë nënshkruar kërkesën për kufizim të çmimeve

Bashkimi Evropian duhet të vendosë një kufi të gjerë çmimi për të gjitha importet e gazit që hyjnë në bllok, në mënyrë që të vërë nën kontroll faturat në rritje të energjisë, kanë thënë në një letër të përbashkët një grup prej 15 shtetesh anëtare të BE-së.

“Kufizimi i çmimit është e vetmja masë që do të ndihmojë çdo shtet anëtar të zbusë presionin inflacionist, të menaxhojë pritshmëritë dhe të sigurojë një kornizë në rast të ndërprerjeve të mundshme të furnizimit dhe të kufizojë fitimet shtesë në sektor”, shkruhej në letrën e 15 shteteve.

Vendet të cilat e kanë nënshkruar letrën e dërguar Komisionit Evropian për Energjinë janë, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Thirrjet për një kufi të çmimeve në mbarë BE-në për importet e gazit kanë fituar tërheqje javët e fundit pasi çmimet rekord në gusht kanë arritur një nivel më të lartë historik prej 346 € për megavat-orë, raporton euronews.

Vendet që mbështesin masën besojnë se BE duke përdorur levën e saj si tregu më i madh i vetëm në botë duhet të vendosë një kufi mbi çmimin që është e gatshme të paguajë për importet e gazit.

Ndërkaq duke kufizuar çmimet e gazit, faturat e energjisë elektrike mund të frenohen artificialisht kanë thë vendet të cilat kanë nënshkruar kërkesën pë kufizim të çmimeve.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika