15 vjet nga vizita e ekipit fakt-mbledhës së Këshillit të Sigurimit në Krushën e Vogël

Janë bërë 15 vjet që kur ambasadorët e 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, kishin vizituar Krushën e Vogël

Ilustrim

15 vjet më parë, një delegacion fakt-mbledhës i Këshillimi të Sigurimit, që përkon me datën 28 prill, kishte vizituar fshatin Krushë e Vogël në Kosovë, aty ku serbët kishin kryer masakra ndaj popullatës gjatë luftës së fundit.

Ishin ambasadorët e 15 shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët kishin vizituar shtëpinë ku u masakruan dhe u vranë 113 djem e burra të këtij fshati.

Ata ishin informuar nga gjashtë dëshmitarët e mbijetuar se masakra e kryer nga serbët lokalë i ngjante Srebrenicës dhe asaj të Vukovarit.

Përveç nënave, grave të mbetura pa burra e fëmijëve jetimë, ky delegacion gjatë ëksaj vizite ishte takuar edhe me liderët e vendit, përfaqësues të pakicave, shefin e UNMIK-ut, Joachim Rucker dhe komandantin e KFOR-it, gjenerali Roland Kather.

Sot bëhen 23 vjet nga masakra në Krushë të Madhe - SHQIP.com

Vizita dy ditëshe në kosovë, ishte vlerësuar si e suksesshme nga kryesuesi i delegacionit, ambasadori belg, Johan Verbeke.

Kjo për faktin se tashmë kishin një pasqyrë më të qartë ëpr gjendjen në terren.

“Vendosja e çështjeve me rëndësi, kurrë nuk do të duhej të paraprihej me përkufizime kohore. Vendimet e mëdha të cilat vijnë si rezultat i negociatave, janë procese të natyrshme dhe si çështje kaq të rëndësishme, duan kohë dhe hapësirë”, kishte deklaruar Verbeke në Prishtinë, pak para nisjes së delegacionit për në Vjenë.

Ndryshe, më 26 mars të vitit 2022, në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë te Vogel, janë rivarrosur mbetjet mortore të gjashtë personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Trupat e Hysen Zylfiut, Nue Prenkajt, Ahmet Berishajt, Nuredin Shehut e Skifter Batushës, janë rivarrosur të shtunën e 26 marsit.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kurti: Historia e shtetit s’mund të shkruhet pa Krushën e Vogël

Kurti, në një fjalim para ceremonisë së rivarrimit, kishte thënë se, historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe.

Sipas tij, kjo histori nuk mund të rishkruhet e as të harrohet, dhe asnjëherë të ndryshohet.

“Historia e shtetit tonë nuk mund të shkruhet pa Krushën e Vogël e Krushën e Madhe, nuk mund të shkruhet pa adresimin e dhimbjeve e tmerrit të përjetuar, dëmeve e vuajtjeve të shkaktuara”, kishte thënë Kurti.

Në anën tjetër, Andin Hoti, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, kishte thënë se 23 vjet më parë, Krusha e Vogël e kishte vulosur lirinë e Kosovës, 23 vjet më parë në Kurshë u ndanë njeriu me bishën, e mira me të ligën e bujaria me barbarinë.

“Masakrimi, djegia, zhdukja e burrave, pleqve e fëmijëve vërteton karakterin gjakatar të Serbisë. Sot 23 vjet më pas, Krushës i rikthehet dhimbja dhe i përtërihen plagën ende të pashëruara me varrosjen e eshtrave të shtatë martirëve të familjes Shehu, Zylfiu, Prenkaj, Batusha e Berisha”, është shprehur ai.

Në këtë masakër mbetën të vrarë 112 djem, burra e pleq që nga mosha 13 vjecare e deri te më i vjetri në moshë.

Pas kthimit nga Shqipëria ishte vrarë edhe një fëmijë 12 vjecar duke rënë në minat e vendosura nga serbët në fshat.

Rivarrosen shtatë viktima të masakrës së Krushës së Vogël

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika