16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Të shtunën e 18 qershorit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezoltuar pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tutje sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.

Deri në të shtunën e 18 qershorit,  823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri në të shtunën e 18 qershorit janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të shtunën e 18 qershorit janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika