Një 17-vjeçar nga Kosova, Erjon S., sulmoi me thikë mësuesen e tij në qytetin e Essenit, Gjermani, javën e kaluar.
Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”, adoleshenti dyshohet se kishte motive islamike.
Rastet nuk përfshijnë vetëm sulmin ndaj mësueses, por ai ka sulmuar edhe një person të pastrehë dhe ka incizuar video ku pretendon autorësinë e akteve të dhunshme.
Mësuesja u godit në stomak dhe pësoi lëndime të rënda, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Adoleshenti, i cili u plagos rëndë gjatë arrestimit nga policia, është në gjendje stabile. Policia gjermane vazhdon hetimet për ngjarjen.