Një arë me grurë dhe një sipërfaqe e madhe me hamullore janë përfshirë nga flakët në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë, rreth orës 14:00 të së dielës.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin dhe nisur hetimet për zjarrvënie.
Falë informatave operative, njësitet policore kanë arritur të identifikojnë dhe shoqërojnë në stacion një person të dyshuar – një 18-vjeçar, i cili gjatë intervistimit ka pranuar se kishte ndezur mbeturina pranë arës, pa e menduar rrezikun që mund të shkaktonte.
Për pasojë, zjarri është përhapur në një arë me grurë prej dy hektarësh dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, prokurori kujdestar ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Zjarrvënie”.