20 ditë raportim në rrezik të vazhdueshëm

Rreth pesë sulme të raportuara dhe 13 punëtorë të medias ,gjatë 20 ditëve të barikadave në veri të vendit qoftë gazetarë/e, fotoreporterë, kameramanë, shoferë etj kanë qenë dëshmi të pengimit të ushtrimit të detyrës. Janë sulmuar zakonisht nga personat e maskuar, qoftë me mjete shpërthyese apo dhe goditje me gur

Kufizimi i lirisë së shprehjes

Që nga 9 dhjetori 2022 deri me 30 dhjetor 2022, brenda 20 ditësh, në Veri të Kosovës janë sulmuar në pesë sulme të ndryshme, 13 punëtorë të medias, qoftë gazetarë/e, fotoreporterë, kameramanë, shoferë etj.

Sulmi i fundit ndaj ekipit të gazetarëve të KlanKosovës, u bë me 27 dhjetor dhe detyroi që ekipi të hospitalizohet.

Sulmet janë bërë kryesisht nga grupe të maskuara njerëzish, të cilët ose kanë gjujtuar mjete të forta në drejtim të gazetarëve ose kanë aktivizuar mjete shpërthyese afër tyre, duke rrezikuar jetën e gazetarëve dhe ekipeve përcjellëse.

Në Ukrainë raportohet nga mediat e huaja, se nga fillimi i luftës kanë ndodhur 28 raste të vrasjeve, sulmeve dhe incidenteve tjera që kanë përfshirë gazetarët.

Ndërsa 67 gazetarë dhe staf mediatik janë vrarë gjatë vitit 2022 derisa ishin duke kryer detyrat e tyre profesionale, thuhet në raportin vjetor të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrim masat e duhura për sigurimin e ekipeve mediale.

Sulmi ndaj ekipit të Kallxo.com

Një ekip i Kallxo.com është sulmuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, gjatë të premtes së 9 dhjetorit.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit. Nga ky sulm, gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike.

Makina me të cilën po udhëtonin ekipi i KALLXO.com, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja, Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje, raporton Kallxo.com.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në facebook, duke dënuar sulmin ndaj ekipit të gazetarëve në veri dhe kërkon siguri për“> gazetarët.

Për sulmin e gazetarëve kanë reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, Reporterët pa kufij,.

Reagimi i Federatës Evropiane të Gazetarëve
Sulmi në Rudar
Derisa ishte duke raportuar gazetarja e RTV Dukagjinit, me 10 dhjetor, Doruntina Bylykbashi nga veriu, afër një barrikade të ngritur në rrugë nga strukturat kriminale, është sulmuar me mjete shpërthyese.
Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit është sulmuar nga persona të panjohur më mjete shpërthyese gjatë raportimit të tyre nga rruga e bllokuar nga serbët në Rudar.
Reagime për sulmin ndaj gazetarëve kanë reaguar AGK-ja, Platforma rajonale, SafeJournalist, Federata Evropiane e Gazetarëve,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) ka shprehur shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

“Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Përpos AGK-se, ka reaguar edhe Platforma, SafeJournalist duke i bërë thirrje organeve kompetente që të garantojnë sigurinë e gazetarëve, dhe çdo rast i pa ndriçuar sjell më shumë krim ndaj gazetarëve.

Juristja për të drejtat e medias, Flutura Kusari ka reaguar në lidhje me sulmin fizik ndaj gazetarës së RTV Dukagjinit gjatë raportimit të saj në Veri të Mitrovicës.

“Edhe një sulm fizik ndaj gazetarëve, kësaj here ndaj atyre të Dukagjinit. Tronditës. Sikur mjeti shperthyes të kishte shpërthyer 2-3 metra më afer, gazetarja dhe kameramani do të mund të pësonin fizikisht”, ka shkruar Kusari.

Po ashtu Kusari ka thënë se një sulm ndaj një gazetareje është sulm ndaj të gjithëve dhe “duhet të jetë në ballinë me orë të tëra”. Sipas saj, “solidariteti në situata të tilla është gjëja më bazike që mediat mund t’ia ofrojnë njëra-tjetrës”.

Sulmi në fshatin Çabër, të Zubin Potokut

Sërish, Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar me 19 dhjetor, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të “shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit”.

Ky është sulmi i tretë i gazetarëve, të cilët derisa po raportonin nga veriu ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar deri më tani.

Sulmi në Lagjen e Boshnjakëve

Shpërthimi këtë herë ndodhi në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës.

Sulmi tek media Tëvë 1
Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezent në momentin kur ndodhi shpërthimi.
“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka deklaruar gazetari Jashari.

Sulmi në fshatin Zupç

Gjatë të hënës, të 26 dhjetorit është sulmuar me gur ekipi i Klan Kosovës, dy prej të cilëve u hospitalizuan.

Për rastin kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian, por as për këtë rast, si për asnjë rast tjetër të sulmeve ndaj gazetarëve në Veri, nuk ka reaguar Qeveria e Kosovës.

Sulmin e së hënës e ka dënuar edhe Federata Evropiane e Gazetarëve, përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.

“Ekipi i televizionit Klan Kosova është sulmuar sot nga banorë të maskuar në veri të Kosovës. Gazetari dhe shoferi janë plagosur. Ne bëjmë thirrje NATO_KFOR dhe EULEX Kosova për të mbrojtur gazetarët gjatë raportimit në rajon!”, thuhet në reagimin e kësaj Federate.

Edhe, Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin ndaj gazetarëve.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zubin Potok dhe u urojmë atyre shërim të shpejtë”, thuhet në reagim.

“Ky dhe incidentet e mëhershme që e prekin punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë që të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”.

Barrikadat ne Veri

Pse kanë ndodhur sulmet ndaj gazetarëve

Gjatë 20 ditëve të bllokimit, barrikadat në rrugët në Veri, në zonat ku gjenden barrikadat shpesh shihen vetura të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ato fillimisht u vunë si shenjë proteste ndaj arrestimit të Dejan Pantiç nga policia, një ish polic serb i Kosovës që tashmë akuzohet për sulm ndaj policisë.

Ai ishte larguar nga radhët e policisë bashkë me afër 600 të tjerë meqë kolektivisht vendosën ta braktisin forcën policore me urdhër politik të Listës Serbe për të lëshuar institucionet në të gjitha nivelet.

Kjo, pasi qeveria e Kosovës mori vendim të zbatojë masa për vozitësit e makinave me targa ilegale.

Kosova hoqi dorë nga implementimi i masave, pas sygjerimeve të ndërkombëtarëve por serbët që braktisën institucionet e vendit, nuk u kthyen në pozitat e tyre.

Si përshkallëzim vendosën edhe barrikada në 11 vende.

Meqë gjithçka u bllokua, Kosova vendosi të mbyllë dy pika kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kosova vetë nuk i largoi barrikadat dhe këtë ia ka kërkuar KFOR-it. Por përgjatë 20 ditëve Veriu mbeti i ngrirë me situaten nga mosreagimi i KFOR-it.

Barrikada ka bllokuar edhe dialogun që u zhvillua mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosoves gjithnjë ishte me asistencë të KFOR-it për gjatë 20 ditëve.

Si pasojë një grup policësh mbetën të bllokuar në pikat kufitare në Veri për14 ditë, derisa KFOR dhe EULEX ndihmuan zëvendësimin e tyre.

Kurse, më 26 dhjetor, rreth orës 20:00 të së dielës u dëgjuan breshëri armësh në rrethinë të Zubin Potokut në Veri të Kosovës, afër njërës nga barrikadat e vendosura nga serbët atje.

Reagimet e të tjerëve rreth sulmeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit që po bëhen nga banda kriminale atje.

Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në Tweet-ër.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar sulmin e fundit ndaj gazetarëve në Zubin Potok, në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e tilla janë të papranueshme.

“Ky dhe incidentet e mëparshme që e ndikojnë punën e mediave janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria e tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së, e cila i dëshiroi shërim të shpejtë ekipit të gazetarëve.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve në Veriun e Kosovës.

“Dënojnë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës. Gjatë 3 javëve të fundit kanë sulmuar gazetarët vazhdimisht, këto janë grupe kriminale që tentojnë të destabilizojnë Kosovës”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka shtuar se “këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen “>menjëherë!”.

E lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook. Ata kanë shkruar se për zbardhjen e rastit veçse kanë filluar hetimet, teksa shtuan se do i sjellin para organeve të drejtësisë personat e dyshuar.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika