23 vjet nga hapja e Librarisë “Dukagjini” – Sebahate Çavdarbasha rrëfen rrugëtimin e saj afër lexuesve

Libraria "Dukagjini" ka shënuar 23-vjetorin pranë lexuesve të saj. Nga hapja e parë e saj, nga librat më të kërkuar e deri te festa e sotme në ambientet e librarisë, është Sebahate Çavdarbasha e cila rrëfen të gjitha në "Radar" me Edita Doli

Librat janë një portë magjike, një pasqyrë e asaj që jemi. E si e tillë shërbeu edhe libraria “Dukagjini” në kohën e hapjes së saj, si sot 23 vjet më parë.

Për rrugëtimin e kësaj librarie dhe si iu gjend popullit kosovar pranë, rrëfen Sebahate Çavdarbasha nga libraria “Dukagjini” në emisionin “Radar” me Edita Doli në Radio Dukagjini. Ajo tregon se libraria hapi dyert e saj me tre punëtorë në kohën e pasluftës dhe si e tillë, u shërbeu shumë gjeneratave.

“Unë jam shumë e lumtur dhe më duket që jo 23 vjet, po thuajse 23 ditë kanë kaluar se mua më duket data 4 maj e vitit 2000 si dje. Aty kam përjetime të ndryshme prej ditës së parë. E gjithë poenta ka qenë aty që pas luftës, pas asaj katrahure që ishte, ne një staf shumë i vogël me fillu me libër që ndoshta askujt nuk ia ka marrë mendja që ishte luftë për ekzistencë e ne të hapim një libër. Mirëpo, unë mendoj që libri është ushqim i trurit dhe i shpirtit kështu që u bëmë gati dhe vendosëm ta hapim atë ditë. Unë e kujtoj një moment shumë të rëndësishëm dhe shumë të bukur, që ne u kemi servuar prej fëmijëve deri te gjeneratat e vjetra, ndoshta deri te mosha ime dhe më të vjetër dhe e kam parë që të gjithë, sidomos mosha e tretë ishte e etshme si për bukë, ashtu edhe për libër.”, ka treguar Çavdarbasha.

Por, cilët ishin librat më të kërkuar nga lexuesit? Duke pasur parasysh kohën e hapjes së saj dhe rrethanat në të cilat gjendej Kosova, Çavdarbasha bën të ditur se librat më të kërkuar kanë qenë ato për vetë Kosovën.

“Atëherë, më kujtohen që në Kosovë u instalua edhe UMNIK-u. Përveç shqiptarëve, kishim edhe nga e tërë bota dhe libri më i kërkuar në atë kohë edhe sot është “Kosova-një histori e shkurtë” e Noel Malcolm, bashkë me Kanunin. Interesant! Ndoshta kanë menduar që jemi një popull i pacivilizuar dhe janë habitur kur e kanë parë librarinë, taman çfarë kanë kërkuar e kemi pasur”, ka treguar ajo.

Historia e popullit shqiptar dhe e vetë Kosovës vazhdojnë të prinjë në listën e librave të kërkuar siç është “Kosova-një histori e shkurtë” e Noel Malcolm. Çavdarbasha mendon se një autor i huaj e sheh ndryshe prespektivën dhe argumentimin e tij mbi një vend si Kosova, ndryshe nga një autor vendor që do të mundej të tregohej subjektiv.

Se a do ta shohim një libër nga vetë Çavdarbasha, ajo thotë se do të mund të shkruante më shumë se një, por shkrimin thotë se ua ka lënë gjeneratave vijuese, gjersa ajo do të bëjë rrëfimin.

Për ata që do t’i vizitojnë ambientet e librarisë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe në atë në Prishtina Mall, festa në 23-vjetorin e hapjes së saj tashmë ka filluar. Do të ketë shpërblime, festë, dhurata nga botimet dhe jo vetëm.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika