33-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, krerët opozitarë: Gurthemeli i shtetësisë së Kosovës

2 korrik 1990 - 33 vjet nga themeli i shtetësisë së Kosovës

Krerët opozitarë, Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj, kanë uruar 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për 33-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut ka thënë se është një prej akteve politiko-juridike më të rëndësishme në historinë e vendit tonë.

“Sot nderojmë të gjithë delegatët e guximshëm të popullit të Kosovës, të cilët me këtë deklaratë e shpallën Kosovën njësi të pavarur dhe të barabartë me të gjitha Republikat tjera të ish-Jugosllavisë, ndonëse ndërtesa e Kuvendit ku ata ishin mbledhur, ishte e rrethuar nga policia serbe”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i kësaj partie është shprehur se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut ishte shprehje e aspiratave e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi. “E cila i parapriu Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe proceseve tjera në një rrugë të gjatë e plot sakrifica, që kulmoi me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

“Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi. Ata do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për 33-vjetorin e kësaj deklarate ka thënë se e njëjta është gurthemel i shtetësisë së Kosovës, duke e konsideruar këtë si ngjarje të veçantë në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës.

“Kjo deklaratë kushtetuese ishte pikënisje dhe celula e parë e krijimit të synimeve të qarta për shtetësi e pavarësi, e cila vazhdoj edhe me Kushtetutën e Kaçanikut në shtatorin e të njëjtit vit. Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë”, shkruan LDK.

Tutje në këtë postim thuhet se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut mbetet një moment kthese në rrugëtimin e vendit tonë.

Këtë të diel janë mbushur 33 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që ka shënuar hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili është zhvilluar jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave e kanë shpallur në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika