“4 vrasje për 3 ditë”, Eksperti i sigurisë: Armëmbajtja pa leje njëri nga faktorët ndikues të rasteve të vrasjeve

Katër vrasje kanë ndodhur brenda tre ditësh në Kosovë. Për këtë temë, eksperi i sigurisë, Avni Islami ka listuar disa faktor që ndikojnë në rritjen e numrit të vrasjeve, plagosjes apo edhe plaçkitjes me armë. Islami shtoi se numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve është njëri nga faktorët kryesor.

Islami në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” tha se nevojitet një vetëdijësim më i madh i qytetarëve por edhe institucioneve ndaj armëve, e sidomos atyre që janë me leje nevojitet një dijeni dhe vetëdijësim adekuat për mënyrën e meganizimit.

“Shqtësuese dhe brengosëse për qytetarët dhe institucionet e vendit përastet e vrasjeve të fundit në vend. Për fat keq, si shoqëri kemi dalur nga lufta që 26 vite dhe në mesin e qytetarëve është një numër I madh I armëve, rreth 270 mijë armë. Në familje I bie që çdo e 4  ka armë. Në mesin e tyre shumica janë paleje dhe ato me leje nuk mirëmbahen, dhe nuk meganizohen siç duhet. Nuk ka vetëdijësim se si të maganizohen një armë. Një nga faktorët për rritjen e rasteve të vrasjeve, plaçkitjeve apo edhe plagosjeve”, tha Islami.

Eksperti i sigurisë shtoi se në vendin tonë nevojitet edhe marrja e iniciativave të ndryshme për vetëdijësimin shoqëror si dhe dorëzimi i armëve të cilat nuk kanë leje. Ai shtoi se një nga metoda efektive për kthimin apo dorëzimin e armëve pa leje nga qytetarët është “joshja” ose kompenzim me mjete të tjera ose me para.

“Policia e Kosovës ka 10 mijë zyrtar dhe nuk mundet me e mbikqyr secilën familje. Duhet të ngrihet niveli I vetëdijës, sepse arma nuk ajo që zgjidh problemin. Momenti I fundit, që mekanizmat institucional dhe shoqëria të merr iniciativa për vetëdijësimin shoqëror, duke filluar nga familja, shkolla, organizata joqeveritare, mekanizmat institucional etj. Rastet e tilla janë brengosëse se brenda 3 dite katër vrasje të rënda.

Te gjindet një metodë që të stimulohet dorëzimi i armëve pa leje. Madje të  gjindet një metodë qoftë edhe stimulimin me ndonjë pajisje me shkëmbin të armëve ose të dhënies së parave”, tha Islami.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika