40 ditë paraburgim për shtetasin e Malit të Zi, i cili kërkohej nga Interpoli si i dyshuar për vrasje

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh të pandehurit S. J., i cili është shtetas i Malit të Zi.

Sipas Gjykatës, ai dyshohet se bashkë me të akuzuarin tjetër e kanë privuar nga jeta një person duke e goditur me shufër metalike në kokë, pastaj duke e lidhur me litar dhe duke e goditur disa herë në kokë dhe në trup.

Viktimën pastaj e kishin futur në një veturë dhe gjatë rrugës kishin vazhduar ta torturojnë me goditje, për t’i marrë planet e organizatës tjetër kriminale që ishte kundërshtare me organizatën e tyre.

“Më datë 01.08.2020, i pandehuri me bashkë me të akuzuarit e kanë ndaluar viktimën, i cili ishte duke e drejtuar motoçikletën e tij dhe e kanë goditur me shufër metalike në pjesën e kokës, duke e rrëzuar për toke e më pas të njëjtin e lidhin me litar duke e goditur disa herë në kokë dhe pjesë të trupit, e më pas duke ndjekur planin kriminal, viktimën e futin në automjetin e markës BMW, ashtu që gjatë rrugës e torturojnë vazhdimisht të njëjtin duke e goditur dhe e gjithë kjo për të marrë planet e organizatës kriminale kundërshtare dhe për t’u qasur në telefonin e koduar të viktimës, kështu që në mbrëmjen e datës 01.08.2020 dhe datës 02.08.2020, e privojnë nga jeta viktimën N. S., e më pas kthehen në Kotor dhe e largojnë motoçikletën nga vendi i ngjarjes në një vend të panjohur, me qëllim të fshehjes së gjurmëve dhe veprës penale të kryer”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas vlerësimit të Gjykatës dhe nga shkresat e lëndës, shihet se i pandehuri S. J., është duke u kërkuar në bazë të një urdhërarresti të Interpolit, të datës 31.05.2021.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase i njëjti ka shtetësinë e Republikës së Malit të Zi, dhe për më tepër gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, i njëjti është paraqitur me një emër tjetër, po ashtu edhe gjatë seancës dëgjimore.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika