46 vjeçari pret ekipin e emergjencës e të policisë me armë në dorë

Ekipit të emergjencës në Lipjan, i është dashur asistenca e njësive të Policisë së Kosovës, për shkak se një person  i kishte pritur me armë në dorë, kur kishin shkuar t’i ofronin ndihmë mjekësore. Drejtori i QKMF-së, thotë se i njëjti kishte probleme me shëndetin mendor, derisa në Prokurori thanë se tashmë kanë kërkuar që i njëjti t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik

Dhjetëra thirrje për ndihmë mjekësore emergjente, pranojnë ekipi i shërbimit emergjent në Lipjan brenda ditës. Por një e tillë për të shkuar në fshatin Sllovi të kësaj komune, pasditen e së enjtes, doli të ishte ndryshe.

Aty i priste një 46 vjeçar, i cili kishte edhe armë në duar, çka u desh të ftohej policia e Kosovës.

Kur erdhi Polici, i njëjti filloi t’i fyente e madje gjuajti në drejtim të tyre por plumbi goditi murin e shtëpisë.

Për arrestimin e tij u desh intervenimi i njësisë më elitare të Kosovës, të njësisë speciale Intervenuese. Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi ka thënë se reagimet e të njëjtit, vijnë për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

“Gjatë kohës kur kanë qenë të intervenojnë, ose thjesht të ofrojnë shërbime tek pacienti, kanë pasur vështirësi në këtë proces, kemi të bëjmë me një pacient të shëndetit mendor.. Stafi është në rregull, nuk ka pasur të lënduar, këto kanë qenë reagime të pacientit duke marr parasysh gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, që i dyshuari është dërguar në mbajtje, Prokuroria në Prishtinë, ka kërkuar që i njëjti t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.

“Është dërguar në QKUK, për ta marr trajtimin e nevojshëm derisa në anën tjetër, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar, për shkak të veprës penale të perdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm, dhe të armëmbajtjes pa leje, prokurori i shtetit”, ka thënë Laureta Ulaj.

Në shtëpinë e të dyshuarit, nuk ishte askush, familjarë të tjerë të tij kanë thënë se ai gjithmonë ka pasur vështirësi porse asnjëherë nuk kishte shkaktuar ndonjë problem.

Të njëjtit kanë thënë se aktualisht nuk ishte duke marr ndonjë trajtim mjekësor, por para shumë vitesh i ishte nënshtruar një trajtimi në institucione psikiatrike.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika