5 vjet nga shembja e urës së Gjenovës, 59 persona kanë dalë para gjyqit në Itali

Janë bërë pesë vjet nga shembja e urës, Morandi të Gjenovës, ngjarje e cila do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Italisë, ku mbeten të vdekur 43 persona. Ndërsa dhjetra të tjerë kanë dalë para gjyqit dhe 59 prej tyre janë të akuzuar për pakujdesi, falsifikim, vrasje dhe akuza të tjera

Pamje nga shembja e urës, 14 gusht 2018

Dhjetra njerëz kanë dalë në gjyq në Itali për shembjen vdekjeprurëse të urës Morandi të Gjenovës, në vitin 2018.

Gjithsej, 59 persona janë akuzuar për vrasje, pakujdesi, falsifikim dhe disa akuza të tjera që lidhen me vdekjen e 43 personave.

Në akuzë përfshihen ish-drejtues dhe ekspertë të Autostradës l’Italia (ASPI), të cilët kanë menaxhuar rrugët e Italisë, dhe ish-zyrtarë brenda Ministrisë Italiane të Infrastrukturës dhe Transportit.

Një pjesë e madhe e urës Morandi është shkëputur gjatë një stuhie të dhunshme shiu më 14 gusht 2018, duke bërë që makinat të zhyten në shtratin e thatë të lumit poshtë.

Pamje nga shembja e urës

Prokurorët kanë pretenduar se të pandehurit e dinin se ura ishte në rrezik shembjeje dhe nuk e mirëmbanin atë për të kursyer para.

Një avokat i ish-drejtorit ekzekutiv të ASPI, Giovanni Castellucci, ka argumentuar se ura është shembur për shkak të një “defekti ndërtimi” të papritur dhe jo si rezultat i neglizhencës së mirëmbajtjes. Ai do të përballet me një dënim maksimal prej 15 vjetësh burg nëse shpallet fajtor.

Pas një ore procedimi gjyqësor, gjyqtari Paolo Lepri ka caktuar datën e re të seancës më 12 shtator.

Ndërsa, pamjet tronditëse të shembjes së urës Morandi do të mbeten gjatë në kujtesën e shumë qytetarëve italianë.

Ura 1.2 kilometra në autostradën A10 përmes Gjenovës ka siguruar një lidhje midis Italisë veriore dhe Francës.

Por mes shiut të dendur një mëngjes, gati katër vjet më parë, një pjesë 200 metra e urës rreth shtyllës 9 është shembur.

Pamje nga shembja e urës

“Për pesë vjet, asgjë nuk u bë”

Projektuesi i urës kishte rekomanduar mirëmbajtje të rregullt për të hequr ndryshkun, veçanërisht për shkak të efektit gërryes të ajrit të lagësht nga deti Ligurian aty pranë.

Zyrtarët dyshohet se ishin paralajmëruar, gjithashtu, për të përmirësuar mirëmbajtjen për të kundërshtuar ndikimin e ndotjes në betonin e urës.

“Ka elemente që vërtetojnë se, që nga viti 2013, ishte shkruar në dokumente se ura Morandi rrezikohej të shembej,” ka thënë Egle Possetti, një anëtar i komitetit të të afërmve të viktimave të Morandit që kishte marrë pjesë në seancë.

“Në pesë vjet nuk u bë asgjë. Kjo është e papranueshme. Kështu që ne do të luftojmë, si të afërm dhe palë civile, që ky gjyq të japë drejtësi për familjet tona dhe respekt për të vdekurit që nuk janë këtu”, është shprehur Possetti jashtë gjykatës.

“Ura Morandi ishte një bombë me sahat. Ju mund të dëgjonit tik-takun, por nuk e dinit se kur do të shpërthente,” ka thënë një prokuror tjetër Walter Cotugno, në shkurt.

Ndërsa në prill, një gjykatës i Gjenovas ka miratuar kërkesat e marrëveshjes për pranimin e fajësisë nga ASPI dhe kompania inxhinierike SPEA për të paguar 29 milionë euro qeverisë italiane në këmbim të shmangies së një gjyqi.

Por drejtuesit individualë dhe ekspertët do të gjykohen ende për katastrofën, ka vendosur gjykatësi.

Guvernatori i Ligurias, Giovanni Toti, ka thënë se fillimi i gjyqit ishte i rëndësishëm për rajonin, por edhe për të afërmit e viktimave.

“Duke filluar nga sot, drejtësia dhe e vërteta janë më afër dhe shpresojmë se do të vijnë shpejt”, shkroi Toti në Facebook, tansmeton euronews.

“Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të rinovojmë paktin e besimit midis shtetit dhe qytetarëve që u shemb në atë 14 gusht të mallkuar.”

Pas kolapsit, qeveria italiane ka lidhur një marrëveshje në të cilën familja e modës Benetton ra dakord të shiste aksionet e saj pronësore në ASPI.

Ndërsa, një urë zëvendësuese në qytetin port, e projektuar nga arkitekti i njohur i Gjenovas, Renzo Piano, përmban 43 llamba në kujtim të viktimave.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika