500 euro çdo javë, për dëgjuesit e Radio Dukagjinit

"Dukë" është loja më e re në Radio Dukagjini e cila do të fillojë të hënën. Për t'u bërë pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë

Loja më e madhe radiofonike në vend dhe rajon po fillon. Më datën 19 Shtator 2022, nga ora 08:00 e mëngjesit, dëgjuesit e Radio Dukagjinit, mund të bëhen pjesë e lojës më te re – ‘Dukë’.

Për t’u bërë pjesë në lojën më të madhe të organizuar nga ndonjë Radio stacion vendor, krejt çka duhet të bëni është ta dëgjoni Radio Dukagjinin çdo ditë, përmes emisioneve të ndryshme dhe nga audio reklamat do të zbuloni se java e cilit artist është.

Ju hyni në lojë duke dërgu mesazh sapo e dëgjoni këngën e parë të atij artisti duke u transmetuar. Nëse i dëgjoni dy këngë të një pas njëshme të, të njejtit artist, sërish dërgoni SMS, e nëse i keni dëgjuar tri këngë të, të njejtit artist njëra pas tjetrës, atëherë mundësia që ju të fitoni 500 euro brenda një jave, është shumë e madhe.

Mesazhin e dërgoni gjatë kohës kur kënga është duke u transmetuar, pasiqë të gjitha mesazhet që dërgohen pas kësaj kohe, nuk do të jenë valide. Në garë futeni duke dërguar mesazh me fjalën DUKË në numrin 55 112 nga operatori Ipko. Mesazhi kushton 1 euro.

Nëse dërgoni mesazhe në kohën e gabuar, mund të tarifoheni, por nuk do të fitoni. Çdo javë ndryshon artisti, ora dhe dita e transmetimit të tri këngëve të, të njejtit artist.

Pasi transmetohen tri këngë të artistit të njejtë, fituesi do të përzgjidhet në mënyrë të rëndomtë dhe do të telefonohet nga stafi ynë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Nëse ju telefonojmë, jeni vetëm ju që mund t’i përgjigjeni telefonit dhe ta pranoni çmimin e fituar, 500 Euro. Nëse nuk lajmëroheni, nuk keni qasje në telefon, ne do të përzgjedhim një tjetër fitues. Kjo lojë mundësohet nga Dukagjini Bookstore. Argëtohu dhe fito. Radio Dukagjini. Një jetë me ty.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika