52.9 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike po e bëjnë opozitën më të fortë ndaj Kurtit

52.9 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike po e bëjnë opozitën më të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini janë publikuar rezultatet e sondazhit të realizuar nga UBO Consulting.

Në këtë sondazh janë përfshirë disa pyetje, në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj, dhe njëra nga pyetjet e realizuara në sondazh është se cilat nga grupet po e bën opozitën më të fortë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këto grupe përfshiheshin analistët, bizneset, partitë politike, militantët e VV-së, shoqëria civile dhe grupet e tjera.

Në këtë sondazh kryesojnë partitë politike me 52.9 për qind, analistët me 23.3 për qind, shoqëria civile me 14.5 për qind, militantët e VV-së me 4.9 për qind, grupet e tjera me 2.6 për qind dhe bizneset me 1.9 për qind.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lexo dhe: Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.5 për qind.

Ndërkaq, partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8  për qind, PSD-ja me 0.4 për qind, ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Ndërsa, të tjera janë listuar me 2.6 për qind.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika