83 të vdekur pas sulmit në një xhami në Pakistan

Numri i të vdekurve pas një sulmi me bombë që synonte një polic, i cili falej në një xhami në Peshawar, Pakistan, është rritur në 83

Foto nga vendi i shpërthimit (foto: Reuters)

Numri i të vdekurve pas një sulmi me bombë që synonte një polic, i cili falej në një xhami në Peshawar, Pakistan, është rritur në 83.

Xhamia është brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë, ku është duke u zhvilluar një hetim për mënyrën se si sulmuesi ka hyrë brenda.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif dhe liderë të tjerë e kanë dënuar sulmin si një nga më të këqijtë në vend gjatë viteve të fundit.

Talebanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen pas një pretendimi fillestar nga një prej komandantëve të tyre.

“Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit”, ka thënë kryeministri pakistanez.

Një zëdhënës i spitalit ka konfirmuar se më shumë se 100 njerëz kanë mbetur të plagosur.
Më herët, shefi i policisë së Peshawarit, Muhammed Ijaz Khan, për medie lokale ka thënë se mes 300 dhe 400 oficerë policie, kishin qenë në zonë në atë kohë.

Xhamia është në një nga zonat më të kontrolluara të qytetit, e cila përfshin selinë e policisë dhe zyrat e inteligjencës dhe kundër terrorizmit.

Sharif ka thënë se ata që qëndronin pas sulmit nuk kishin “asnjë lidhje me Islamin”, duke shtuar se “I gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit”, raporton BBC.

Pakistan, shpërthimi në xhami: Policia u shënjestrua në sulmin që vrau 47 persona(VIDEO)

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika