9 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë Kosovë-Serbi

Nëntë vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, përveç integrimit të serbëve të Kosovës në strukturat e sigurisë dhe drejtësisë në sistemi e Republikës së Kosovës, asnjë rezultat tjetër i cili mund të çoj drejt njohjes së Kosovës nga ana Serbisë nuk është arritur

Të martën e 19 prillit janë bërë nëntë vjet  qëkur është nënshkruar marrëveshja e parë në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Në vitin 2013, Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, kishin nënshkruar një marrëveshje 15 pikëshe në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve.

Një ndër pikat e marrëveshjes ishte një që fliste për formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe po ashtu, shpërbërjen e strukturave paralele në pjesën veriore të vendit.

Sipas marrëveshjes, strukturat ilegale serbe që vepronin në veri të Kosovës do të integroheshin brenda kornizës së Policisë së Kosovës dhe pagat do të jepeshin vetëm nga Policia e Kosovës.

Autoritetet gjyqësore do të ishin të integruara dhe do të operonin brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijonte një panel, në të cilin, shumica do të ishin gjykatës të nacionalitetit serb të Kosovës. Sipas marrëveshjes, ata do të merreshin me të gjitha rastet e komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja përfshinte një pikë që fliste për zgjedhjet komunale në komunat e veriut, të cilat do të organizoheshin në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjet dhe Kustetutën e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika