9 vjet pas vrasjes së Astrit Deharit, Kurti: Nuk ka as të akuzuar, as të dënuar – drejtësia vonon

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë që të angazhohet edhe më shumë në zbardhjen e plotë të vrasjes së aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Pas homazheve të varri i Astrit Deharit në nëntë vjetorin e vrasjes, Kurti ka shprehur gatishmërinë, vullnetin dhe interesin për bashkëpunim dhe zbardhjen e plotë të vrasjes, shkruan Arbresh.info.

“Ishte në burg për shkaqe politike, se nuk pajtohej me pushtetin e atëhershëm. Ai u mbyt në burg dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar, as të gjykuar e lëre më të dënuar. Katër prokuror janë ndërruar, dy kanë qenë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe dy të Prokurorisë Speciale, mirëpo nuk ka avancim cilësor”, deklaroi Kurti.

“Si qeveri, jemi në gjendje gatishmërie shumë të vullnetshëm dhe të interesuar që ta ndihmojmë prokurorinë e shtetit, mirëpo 9 vjet janë tepër shumë, edhe 9 muaj do të ishin shumë pa u zbardhur ky rast, pa u sqaruar e vërteta dhe pa u sjellur drejtësia. Astrit Deharin do ta kujtojmë e përkujtojmë sa të jetë jeta, po edhe brezat pas nesh si një student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë, si një aktivist i paepur i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.

Tutje, Kurti shtoi se “kjo padrejtës, ky krim është një plagë e hapur jo vetëm për familjen Dehari dhe LVV, por edhe për mbarë popullin e Kosovës”.

“Është sistemi i drejtësisë, Prokuroria ajo e cila duhet të bëjë shumë më tepër në mënyrë që të zbardhet e vërteta, të zbardhet rasti dhe të sjellët drejtësia. Si LVV fillimisht edhe tash si Qeveri, na kanë në dispozicion për gjithçka që ju nevojitet, por ne punën e Prokurorisë nuk mund ta bëjmë. Ne shprehim gatishmërinë vullnetin dhe interesin tonë për drejtësinë. Ka shumë mundësi që në këtë rast duhet të hetohet edhe procesi i hetimit që është zhvilluar në fillet e tij meqenëse kur diçka nis mbrapsht atëherë bëhet dyfish më e vështirë që të bëhet mbarë”, tha në fund Kurti./Arbresh.info

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika