Putin pas aneksimit të paligjshëm: Nuk do të bëjmë dallim mes rusëve dhe ukrainasve

Pas nënshkrimit të dekreteve të aneksimit të katër rajoneve ukrainase të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, Putin tha se nuk do të bëjë dallim mes rusëve dhe ukrainasve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin





Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do të stabilizojë situatën në katër rajonet ukrainase që i ka pretenduar si territor i saj.

Komentet e tij janë duke u interpretuar si një njohje indirekte e problemeve me të cilat përballet Moska teksa përpiqet të ushtrojë kontrollin e saj. “Ne dalim nga fakti se situata do të stabilizohet, ne do të jemi në gjendje t’i zhvillojmë me qetësi këto territore”, tha Putin.

Putin ka nënshkruar dekretet kushtetuese të mërkurën për të përvetësuar zyrtarisht katër rajonet ukrainase të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia në Rusi. Sipas dokumenteve të lëshuara, katër rajonet tani janë një “entitet i ri përbërës i Federatës Ruse”, raporton euronews.

“Ne kemi tre milionë qytetarë rusë me origjinë ukrainase. Ne nuk kemi, nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë dallim mes rusëve dhe ukrainase. Por duke shkuar në rrugën tonë ne do të ndërpresim gjithçka që na pengon të ecim para”, tha presidenti rus.

Në njoftimin e presidencës ruse për nënshkrimin e dekreteve të aneksimit thuhet se  “Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar katër ligje kushtetuese federale për hyrjen e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut, rajoneve Zaporozhye dhe Kherson në Federatën Ruse”.

“Ai ka nënshkruar edhe ligjet përkatëse për ratifikimin”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Rusia ka shpallur aneksimet pas mbajtjes së referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës.

Ndërsa, qeveritë perëndimore dhe Kievi kanë deklaruar se votat shkelin ligjin ndërkombëtar dhe ishin shtrënguese dhe jopërfaqësuese.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika