Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos

Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e dytë të bronztë në Kampionate Botërore, kësaj radhe në Tashkent të Uzbekistanit





Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë zuri vendin e tretë, pasi në luftë për medaljen e bronztë e mundi xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime apo dënime dhe kështu Distria arriti të fitojë në Ippon.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Në çerekfinale me sukses triumfoi me një waza-ari ndaj xhudistes nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Por, në gjysmëfinale, Distria u mund në “Golden Score” nga xhudistja britanike, Chelsie Giles.

Distria po vazhdon me suksese kulmore edhe në kategorinë e re, dhe për të kjo është medalja e dytë në Botëror, pasi të parën e kishte fituar në vitin 2019.

Distria fiton për 30 sekonda, kualifikohet në raundin e tretë

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika