Bastisje në burgun e Dubravës, dyshohet për narkotikë dhe kontrabandë me mallra

Gjatë mbrëmjes së tetë tetorit është duke u zhvilluar një aksion i gjerë në burgun e Dubravës nën dyshimin se në këtë qendër korrektuese bëhet kontrabandë me mallra dhe narkotikë

Ilustrim





Në burgun e Dubravës në pavijonin gjysmë të hapur është duke u zhvilluar një aksion i gjerë i Shërbimit Korrektues të Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Pejës.

Pjesëmarrës në këtë bastisje janë tre prokurorë, zyrtarë nga menaxhmenti i Shërbimit Korrektues, gardianë të shumtë, njësiti policor i qenve dhe ai i anti-drogës.

Brenda burgut të Dubravës ka kontrabandë me mallra por dhe narkotikë, raporton KALLLXO.com.

Informacionet e marra kanë shtyerë Shërbimin Korrektues të themelojë një komision të ndarë në pesë ekipe dhe të formojnë planin e bastisjes brenda hapësirave të burgut të Dubravës.

Ndërsa, një i burgosur është kapur në flagrancë duke biseduar në telefon, pajisje kjo e ndaluar për t’u poseduar e përdorur brenda burgut nga të burgosurit.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika