Szunyog: Shtetet e BE-së presin përparime në dialog që ta njohin Kosovën

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka thënë se Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro, po presin normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, për ta njohur Kosovën

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog





Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, ka deklaruar se, sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Szunyog në Prishtinë ka thënë “Sipas asaj që kam parë unë gjatë diskutimeve të mia me përfaqësues të zyrave ndërlidhëse të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, por që kanë zyrat e tyre në Prishtinë, ata presin të shohin përparim në dialogun me Serbinë dhe normalizim të raporteve. Kjo mendoj që mund të ndikojë te këto shtete për të parë se si do të vazhdojnë më tutje”.

Mendim të njëjtë me Szunyog-un ndan dhe analisti Dorajet Imeri, i cili ka thënë se mosnjohja e Kosovës nga këto shtete evropiane deri më tash, i ka kushtuar shumë Kosovës, raporton RTK.

“Mosnjohja e këtyre shteteve do t’i kushtojë Kosovës, siç i ka kushtuar deri më tani. Ndërkaq njohja eventuale do të mundë të ndodhë vetëm pas një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së paku ky është qëndrimi i disa prej shteteve, sidomos Spanja dhe Sllovakia deri diku edhe Rumania, kanë qenë mjaft të ashpra për sa i takon qëndrimit kundrejt Kosovës”, ka deklaruar Imeri.

Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia, Qipro janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, që nga shpallja e pavarësisë, 117 vende e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur. Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovë, dy vite më parë.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika