Sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz do të jetë jashtë fushës deri pas Kupës së Botës

Për shkak të një lëndimi, Luis Diaz u detyrua të largohej në ndeshjen e Liverpool ndaj Arsenalit të dielën. Sulmuesi 25-vjeçar nuk do të ketë nevojë për operacion, por pritet të jetë jashtë fushës derisa të rikthehet Premier League pas Kupës së Botës në Katar

Luis Diaz, foto gjatë humbjes së Liverpoolit ndaj Arsenalit të dielën, kur pësoi lëndim





Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz, pritet të jetë jashtë fushës deri në fund të dhjetorit, pasi pësoi një lëndim në gju në pjesën e parë të humbjes me rezultat 3-2 të dielën në Premier League ndaj liderit Arsenal.

25-vjeçari kolumbian nuk ka nevojë për operacion, por raportohet se do të humbasë 10 ndeshje në programin e skuadrës së Liverpool-it përpara Kupës së Botës, e cila fillon më 20 nëntor.

Reds do të shpresojnë të rikthejnë Diaz për vizitën e tyre në Aston Villa më 26 dhjetor në ndeshjen e tyre të parë pas Kupës së Botës, për të cilën Kolumbia nuk është kualifikuar.

Në ndeshjen ndaj Arsenalit ai qëndroi vetëm 42 minuta, përpara se të zëvendësohej nga Roberto Firmino, i cili vazhdoi të shënojë golin e dytë të barazimit, raporton Sky Sports.

Pamje nga ndeshja Liverpool- Arsenal

Po ashtu, mbrojtësi anglez i Liverpool-it, Trent Alexander-Arnold pësoi dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e së dielës, dhe menaxheri Juergen Klopp ka thënë pas ndeshjes se të dy lëndimet nuk dukeshin mirë.

Trent Alexander-Arnold gjatë lëndimit në ndeshjen e së dielës

Diaz ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, duke shënuar katër gola me tri asistime.

Liverpooli ka pasur vështirësi këtë sezon dhe është në vendin e 10-të në tabelë me 10 pikë pas tetë ndeshjesh. Ata udhëtojnë te Rangers në Grupin A të Ligës së Kampionëve të mërkurën.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika