Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 vila në Brezovicë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se rreth 100 vila janë sekuestruar përkohësisht në zonën II në parkun kombëtar “Sharri”

Objektet e sekuestruara në Brezovicë, FOTO: RTV DUKAGJINI





Të martën e 11 tetorit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ka sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në zonën e Brezovicës, përkatësisht te zona e dytë e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Sipas Prokurorisë, në këto raporte vlerësohet se objektet janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lart”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika