Kryesuesi i KGJK-së paralajmëron masa disiplinore ndaj gjyqtarëve serb

Liljana Stevanoviq, Kryetarja në suspendim e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, nuk ishte e vetme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Dyshohet se me të, ishin prezent në atë mbledhje edhe Dragica Jakoleviq dhe Lidija Vuçuroviq, dy gjyqtaret e  institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, tha për RTV Dukagjini-in se me suspendimin e Kryetares së Gjykatës në Mitrovicë i është hapur rrugë edhe hetimit të të gjithë anëtarëve tjerë të gjykatës.

“Në Kosovë kryetari i gjykatës është autoriteti kompetent që mund të fillojë hetimet dhe në këtë rast kryetarja do të kishte konflikt interesi potencial për të filluar hetimet, por tashmë është hapur rruga edhe inicimi i procedurave të tjera, pa paragjykuar kush do të jetë subjekt i hetimit”, tha ai.

Zogaj thotë se autoritetet përkatëse tashmë janë njoftuar për dyshimet e shfaqura në media, përkatësisht, në lidhje me pjesëmarrjen e dy gjyqtareve të Gjykatës së Mitrovicës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

“Janë disa afate kohore për të cilat duhet shqyrtuar rasti. Padyshim se të gjithë që janë përfshirë në proces [takim me Vuçiqin] duhet të jenë subjekt i procedurës disiplinore. Nga momenti që kalojnë 30 ditë nga njoftimi i autoriteteve kompetente, Këshilli kontakton me Kryetarin e Gjykatës Supreme. Pa kaluar ajo kohë në nuk mund të ndërmarrim hapa tjerë”.

Ai ka thënë që secila mungesë e gjyqtarëve serb është arsyetuar juridikisht.

“Dikush ka thënë se ka shfrytëzuar pushimin vjetor, dikush tjetër atë shëndetësorë e me radhë që në terma praktikë dhe juridikë është në rregull”.

Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës e ka cilësuar këtë rast si dëshmi që ligji veproi njëjtë me të gjithë, pavarësisht etnisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika