Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohen katër persona

Të martën e 11 tetorit, katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur të martën e 11 tetorit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur konkretisht rreth orës 12:40, dhe nga ky aksident janë përfshirë dy vetura.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Ahmeti.

Po ashtu, personat e lënduar gjatë aksidentit sipas Ahmetit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika