Prokuroria jep detaje për rastin në Pejë ku një burrë ka sulmuar me thikë dhe sëpatë familjarët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:10 në fshatin Kosuriq të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë dhe sëpatë nënën, motrën dhe dy vëllezërit e tij

Prokuroria Themelore në Pejë





Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 12 tetorit në fshatin Kosuriq në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar me thikë dhe sëpatë nënën, motrën dhe dy vëllezërit, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarjen e kanë konfirmuar për Portalin Dukagjini burimet e Prokurorisë Themelore në Pejë, të cilët kanë treguar se i dyshuari 34-vjeçar kishte sulmuar në shtëpi familjarët me thikë dhe sëpatë.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë, ka treguar se rastin e ka adresuar Policia e rajonit të Pejës, e këta të fundit ishin njoftuar për rastin nga familjarët.

Policia në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjejnë të dyshuarin të lidhur në dysheme, të cilin e kishin lidhur familjarët. Ndërsa nga Policia kanë bërë të ditur se njëri nga vëllezërit e të dyshuarit është gjetur i plagosur tri herë me thikë dhe ka pasur edhe lëndime të tjera nga goditja me mjet të fortë.

Lëndime sipas Prokurorisë së Pejës ka pësuar edhe nëna e të dyshuarit, e cila po ashtu u sulmua nga djali i saj.

Personat e përfshirë në ngjarje janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, të cilët sipas Policisë pas tretmanit mjekësor janë intervistuar nga hetuesit policorë.

Ndërkaq, Shkodran Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka theksuar se pas ndërmarrjes së procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendimin që 34- vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtutjeshme.





Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika