MAShTI i reagon SBAShK-ut: Të shtunën e 15 tetorit do të jetë ditë pune

Ministria e Arsimit ka reaguar ndaj deklaratave të SBAShK-ut, të cilët kanë deklaruar se nuk do të ketë kompensim të orëve mësimore të shtunave duke iu kundërpërgjigjur se "dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat"

Ministria e Arsimit





Të enjten e 13 tetorit, Ministria e Arsimit ka njoftuar se dita e shtunë, datë 15 tetor, do të jetë ditë pune për nxënësit e klasave 1-8, sipas orarit të përcaktuar nga shkollat.

Sipas ministrisë, gjatë një muaji të grevës janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor të cilat duhet të zëvendësohen.

Po ashtu, është bërë e ditur se Inspektorati i Arsimit do të jetë në terren dhe do ta mbikëqyrë zbatimin e kalendarit të vitit shkollor.

“MAShTI në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive e ka rishikuar kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 dhe i ka njoftuar me kohë të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit në lidhje me këto ndryshime”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se për shkak të çrregullimeve në pandemi, humbjet në arsim në Kosovë janë shumë të mëdha, derisa këto humbje janë shtuar edhe më shumë për shkak të grevave.

“MAShTI kërkon që të gjitha shkollat të organizohen sa më mirë për mbajtjen e orëve të humbura për shkak të grevës, ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar”.

Ministria ka kërkuar nga komunat të sigurohen për realizimin e kalendarit shkollor duke filluar nga kjo e shtunë.

Ndërkaq, në një konferencë për media të enjten, SBAShK-u ka kundërshtuar vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës të shtunave, duke thënë se kjo bie ndesh me kontratën kolektive dhe do të shkaktojë ngarkesë te nxënësit, sepse në fundjavë kanë angazhime të tjera.

 

SBAShK: Nuk pranojmë kompensim të orëve të shtunave

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika