Pas lëndimit, Di Maria pritet të jetë i gatshëm për lojën kundër Interit

Angel Di Maria është lënduar të martën në ndeshjen kundër Maccabi Haifas, por siç tregon trajneri i Juventusit ai do të jetë i gatshëm të luajë me 6 nëntor në ndeshjen kundër Interit





Sulmuesi i krahut, Angel Di Maria pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Skuadra e Juventusit të enjten ka njoftuar se argjentinasi ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës dhe do të pauzojë për 20 ditë.

Di Maria u lëndua të martën në ndeshjen kundër Maccabi Haifas, të cilën Juventusi e humbi 2:0 në kuadër të Grupit H të Ligës së Kampionëve. Ai i është nënshtruar ekzaminimeve të enjten dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë prej fillimit të muajit të ardhshëm.

Në fakt, Di Maria do të paraqitet për Juventusin në ndeshjen derbi të Serie A kundër Interit, e cila zhvillohet më datën 6 nëntor.

34-vjeçari iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni dhe kjo është hera e dytë që pas lëndimeve.

Ai ka një gol e katër asistime në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika