SBASHK-u kundër, MASHT insiston që të shtunën të zëvendësohen orët

Sindikata e Bashkuar e Arsimit sërish ka kundërshtuar zëvendesimin e orëve mësimore të humbura gjatë shtatorit me arsyetimin që shkelet Kontrata Kolektive. Menjeherë pas këtij njoftimi reaguan Ministria e Arsimit, që gjithashtu nuk zbrapsen nga qëndrimi i tyre e që kompensimi i orëve të bëhet gjatë së shtunës

Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBAShK-ut

Greva e shtatorit në sektorin e arsimit e solli një problematikë tjetër, atë të zëvëndësimit të orëve të humbura.

Ministria e Arsimit e kishte publikuar një kalendar të ri për vitin shkollor 2022-2023, por i njëjti, vështirë se do të zbatohet.

Sindikata e Arsimit, mbeten të palëkundur në qëndrimin se zëvendësimi, nuk do të bëhet, për shkak se shkilet kontrata kolektive.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë, duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci e cila nuk respektoi marrëveshjen e lidhur mes SBASHK-ut dhe MASHT-it më 22 janar, 2021, dhe neni 34, pika 8, e cila thotë qartazi: ‘orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje të veçantë”, ka thënë Rrahman Jasharaj, nga SBASHK-u.

Por menjeherë pas konferencës me reagim dolën Ministria e Arsimit, që po ashtu mbajnë qëndrimin e tyre.

“Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive për sigurimin e organizimit dhe mbarëvajtjes së mësimit në arsimin parauniversaitar, presim që komunat të sigurohen për realizimin e kalendarit shkollor duke filluar nga kjo e shtunë”, kanë thënë nga Ministria e Arsimit.

Edhe në shkolla ka dilema se si do të veprohet, por zëvëndësdrejtori i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Haki Dili e ka një opsion tjetër për zëvëndësimin e orëve.

“Meqenëse orët e mësimit kanë humbur edhe ditët e mësimit ne jemi që ti zëvendësojmë por të zëvëndësohen  gjatë javëve e jo të shtunave ose të zëvëndesohen me zgjatjen e punës gjatë pushimit pranveror në mënyrë që të mos humbin orët”, ka thënë Haki Dili, zëvëndësdrejtor në gjimnazin “Ahmet Gashi”.

Gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika