Barcelona do të vendosë “bufin” në fanellë në ndeshjen e së dielës

Të dielën do të ballafaqohen Barcelona dhe Real Madrid në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Por kësaj radhe, Barcelona do të shfaqet me një fanellë me logo të bufit





Barceona këtë fundjavë do të ballafaqohet me Real Madridin, por kësaj radhe, do të paraqitet me një fanellë të veçantë.

Barcelona do të vendosë një “Buf” në fanellë, për shkak se artisti Drake u bë artisti i parë që ka arritur 50 miliardë klikime në Spotify.

Kësisoj, gjatë ndeshjes e cila zhvillohet të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, skuadra e Barcelonës do të veshë një fanellë me logon e “bufit”, e cila është markë e Drake, OVO Sound.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë artisti Drake, duke ndarë një foto në rrjetin social instagram, i cili shfaqet me një fanellë të ekipit të Barcelonës dhe aty shihet logoja e bufit.

Ilustrim





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika