Nagavci: Mësimdhënësit e kanë obligim të dalin të shtunën në punë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se mësimdhënësit e kanë obligim ligjor të dalin në punë edhe të shtunave, për t’i kompensuar orët e humbura

Minsitrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e MAShT-it, se e shtunja duhet të jetë ditë pune për mësimdhënësit, për t’i kompensuar orët e humbura.

“Nesër mësimdhënësit e kane obligim ligjor të dalin në punë ndryshe do t’i ndalet avanci, nuk po e them në formë kërcënimi, por mësimdhënësit e kanë obligim ligjor të dalin në punë sipas Kalendarit të Ministrisë se Arsimit”, ka thënë Nagavci.

Kundër këtij vendimi të MAShTI-t, ka dalë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, përfaqësuesit e të cilës, kanë thënë se Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive, e cila thotë se, orët e humbura si pasojë e grevës nuk kompensohen.

Po ashtu, kundër mësimit në ditët e vikendit ka dalë edhe Këshilli i Prindërve, të cilët kategorikisht kanë thënë se refuzojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla edhe nëse kjo bëhet obligative.

Vendimin për kompensim të orëve gjatë vikendit, e ka marrë Ministria e Arsimit, për shkak të orëve të humbura si pasojë e grevës së përgjithshme në arsim për një muaj.

Në kundërpërgjigje të grevës, Ministria e Financave kishte vendosur fillimisht të mos ua procesojë pagat mësimdhënësve që nuk kishin punuar. Por megjithatë, u mor vendim që pagën mujore mësimdhënësit ta merrnin në formë të avansit, me kusht që t’i kompensonin orët e humbura.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika