3 raste të dhunës në familje të premten në Kosovë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të premtes së 14 tetorit janë raportuar tri raste të dhunës në familje, një rast ka ndodhur në Gjilan, një në Suharekë dhe një në Vushtrri

Fotoilustrim





Tri raste të dhunës në familje janë raportuar përgjatë të premtes, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se një rast ka ndodhur në komunën e Gjilanit, një në atë të Suharekës dhe një në Vushtrri.

Në komunën e Gjilanit është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi dyshohet se ai ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës, femër kosovare, me të cilën bashkëjetonte.

Sipas viktimës, i dyshuari po ashtu edhe e ka kanosur atë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur të premten e 14 tetorit në orën 23:30.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje në raportin 24-orësh, një rast i tillë është raportuar edhe në komunën e Suharekës dhe kësisoj është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës, femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur të premten e 14 tetorit, rreth orës 14:00.

Ndërkaq, në raportin e Policisë së Kosovës, është raportuar se në komunën e Vushtrrisë është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi ai ka tentuar t’i godasë djalin dhe gruan e tij.

Policia bën të ditur se mashkulli kosovar i cili dyshohet se ka tentuar të ushtrojë dhunë në familje, ka qenë në gjendje të dehur. Kësisoj, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika