Lista Serbe e quan të turpshëm dënimin me burg për Todosijeviq-in

“Lista Serbe” në Kosovë, e ka cilësuar si të turpshëm dhe të motivuar politikisht, vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për dënimin e Ivan Todosijeviqit

Përfaqësuesit e Listës Serbe





Pas dënimit me një vit burg, për ish-ministrin të Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, ka reaguar “Lista Serbe” në Kosovë, e cila e ka cilësuar këtë vendim si të turpshëm dhe të motivuar politikisht.

Në reagim thuhet se vendimi për ta dënuar Todosijeviqin është diskriminues dhe nuk është i bazuar në ligj.

Po ashtu, kanë thënë se kjo është një formë presioni për qytetarët e nacionalitetit serb që jetojnë në Kosovë.

“Populli serb dhe ne përfaqësuesit e tij politikë e hedhim poshtë si farsë këtë vendim të turpshëm, të pabazuar dhe politikisht të motivuar, sepse ai nuk ishte i bazuar në ligj dhe drejtësi, por në forcë dhe motive politike”, thuhet në reagimin  e tyre.

Todosijeviq është dënuar për shkak të mohimit të masakrës së Reçakut, në të cilën, forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës, në vitin 1999.

Ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, i është ngritur aktakuza në korrik të vitit 2019.

Ndryshe, Todosijeviq kishte qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.

Po në vitin 2019, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës fyese që kishte bërë për Masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, Ivan Todosijeviq, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.





Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika