Policia konfirmon vrasjen në Klinë, arrestohen 3 persona

Të premten, rreth orës 18:20 në fshatin Zllakuqan të Klinës në Kosovë, ka ndodhur një vrasje, prej të cilës arrestohen tre persona të dyshuar.

Se arrestimet kanë të bëjnë pikërisht me vrasjen e sotme, për RTV Dukagjini-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Siç tregon Gashi, policia fillimisht ishte njoftuar për një plagosje me armë.

Më pas, i plagosuri ishte dërguar për në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Por, vetëm pak kohë pas mbërritjes në spital, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Policia është vënë menjëherë në kërkim të të dyshuarve dhe operacioni ka rezultuar me tre të arrestuar.

Gashi tha për RTV Dukagjini-n se është ende herët të dihen motivet që çuan në vrasje, porse policia po i kryen hetimet dhe po bën ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika