Pas fitores ndaj ekipit Sprout, BNE të enjten përballet me ekipin rus

Ekipi shqiptar në CS:GO do të përballet të enjten e 20 tetorit me ekipin rus Entropiq nga ora 19:00, në formatin ‘B03’, kjo lojë zhvillohet në kuadër të gjysëmfinales të ‘Lower Bracket’, dhe në rast të humbjes BNE do të eliminohet

Bad News Eagles do të përballet të enjten me ekipin rus Entropiq, duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘B03’.

Pas fitores ndaj ekipit Sprout në turneun ESL Challenger League, sot BNE do të përballet në gjysëmfinale me ekipin Entropiq, që në rast të humbjes do të eliminohet.

Vlen të theksohet se në ndeshjen e kaluar ndaj ekipit Sprout lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte Rigon Gashi, që realizoi 79 eliminime gjithsej.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika