Policia e Kosovës sekuestron 700 litra vaj motorik të kontabanduar nga Maqedonia e Veriut

Policia e Kosovës ka sekuestruar 70 pako me nga 10 litra vaj, të cilat ishin kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë. Gjatë një veprimi taktik, Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë, ta ndalojë automjetin dhe t'i sekuestrojë vajrat motorike

Mallrat e sekuesturar nga Policia e Kosovës 20.10.2022

Të enjten e 20 tetorit, Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet i cili ka kontabanduar 700 litra vajra motorike nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

Njësitet e Task Forcës operative të lindjes janë informuar se një kombi i bardhë pa targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara po vinte drejt Kosovës, më saktësisht në fshatin Drobesh të Komunës së Vitisë.

Pas pranimit të informatës, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Mallrat e shkarkuara nga automjeti i bardhë janë ngarkuar në një mjet tjetër transportues WV Caddy, ngjyrë e kuqe me targa vendore, i cili është nisur në drejtim të rrugës Viti-Gerlicë.

Mallrat e sekuestruara nga Policia e Kosovës, 20.10.2022

Gjatë një veprimi taktik, Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë, ta ndalojë automjetin e lartcekur i cili drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K nga Ferizaj.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 70 pako me nga 10 litra vaj, të cilat ishin kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut për në Kosovë.

Ndërkaq, rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika