Ngrihet aktakuza: Polici, Fatlum Mehmeti akuzohet për vrasjen e kolegut, Lirim Haxholli

Prokuroria ka akuzuar policin Fatlum Mehmeti për vrasjen e kolegut të tij, Lirim Haxholli. Mehmetit i është ngritur aktakuzë për vrasje për vdekjen e kolegut të tij në shkurt të këtij viti

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes së policit, Lirim Haxholli, në një aheng ku morën pjesë edhe 14 policë të tjerë. Për këtë rast, Prokuroria po e akuzon policin Fatlum Mehmeti, të cilit i ka ngritur aktakuzë për vrasje.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj policit Fatlum Mehmeti për vrasjen e kolegut të tij, Lirim Haxholli.

Prokuroria këtë rast e ka cilësuar si vrasje dhe jo si vrasje nga pakujdesia.

Haxholli kishte mbetur i vrarë në shkurt të këtij viti, në një aheng ku morën pjesë edhe 14 policë të tjerë.

Ngritjen e aktakuzës për vrasje ndaj Fatlum Mehmetit, e ka konfirmuar për Radio Televizionin Dukagjini, zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju informoj se më 19.10.2022, prokurori i çështjes në Departamentin e Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër F.M, për veprën penale “Vrasja”, nga neni 172 lidhur me nenin 21, paragradi 3 të KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Radio Televizioni Dukagjini ka raportuar gjatë javës se prokurori i rastit ishte në pritje të ekzaminimit të fundit para ngritjes së kësaj aktakuze.

Rasti ndaj 14 policëve të tjerë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se është veçuar.

Lënda e tyre përmban dyshime për veprat penale përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe moslajmërim i veprës penale.

Të gjithë policët që morën pjesë në këtë aheng, që prej shkurtit vazhdojnë të jenë të suspenduar nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika