Përfaqësuesi i partisë në pushtet në Gjermani shumë optimist për të ardhmen e Kosovës në BE

Në emision Personale me Krenare Vokshin në Televisionin Dukagjni ka qenë i ftuar kryetari i Komunës së Oterbahut (Otterbach) dhe përfaqësuesi i partisë në pushtet në Gjermani, Stefan Kobel, ku ka diskutuar edhe rreth çështjës së Kosovës në raport me Bashkimin Evropian dhe liberalizmin e vizave për Kosovën

Kryetari i Komunës së Oterbahut (Otterbach), Stefan Kobel


Kryetari i Komunës së Oterbahut (Otterbach), Stefan Kobel, dhe njëherit edhe përfaqësues i partisë në pushtet në Gjermani, në emisonin “Personale” me Krenare Vokshin ka folur rreth anëtarësimit të Kosvës në Bashkimin Evropian dhe çështjen e liberalizmit të vizave për Kosvësn.

Ai në emisionin Perosnale që transmetohet në Radio Televisionin Dukagjini ka thënë se si rezultat i luftës në Ukrainë evropianët dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qendrojnë të bashkuar për lirinë dhe demokracinë perëndimore.

“Shumë problem u shfaqën si rezultat i luftës në Ukrainë, në vecanti dërgimi i materialeve, por mendoj se ne evropianët, se bashku me SHBA-në, qëndrojmë së bashku për lirinë dhe demokracinë perëndimore”, ka thënë Kobel.

Dhe rrjedhimisht duhet të mbajnë marrëdhënie të mira më shtetin e Kosovës sipas tij.

“Ne evropianët mund ti zgjidhim problemet së bashku por kjo funksionon vetëm nëse qëndrojëm së bashku dhe mendoj se ëshë e rëndësishme që të mbajmë marrëdhëniet të mira me Kosovën”, ka shtuar ai.

Ndërkaq sa i përket anëtarësim të Kosovën BE ai ka thënë se për të do të ishte shumë e rendësishme që Kosova të ishte pjesë e BE-së.

“Natyrisht, Kosova nuk është në BE, edhe pse unë personalisht do të avokoja që Kosova të jetë pjesë e BE-së. Personalisht, do të ishtë shumë e rëndësihmë për mua se Kosova do ishte në BE, natyrisht jashtë marrëdhënieve personale miqësore dhe ne mund ta bëjmë atë nëse qëndrojmë të gjithë së bashku dhe jo se vende individuale me egoizëm mendojnë vetëm për vendin e tyre dhe jam i sigurt se në të ardhmën do të rritemi se bashku si evropianë edhe më shumë”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Oterbahut (Otterbach), Stefan Kobel në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi

Kobel ka thënë se për të forcuar pozitën e e BE-së në Evropë dhe botë pas luftës në Ukrainë duhet ta përfshijmë dhe Kosovën në BE .

“…Sigurisht që duhet ta përfshijnë edhe Kosovën në BE, thjesht për të forcuar pozitën tonë sepse ne mund të mbijetojmë se bashku”, ka thënë ai.

Por për të ndodhur kjo duhet që BE-ja të ndryshojë disa procedura sipas tij .

“Po për mendim tim, procedura duhet të ndrushohet në BE sepse për momentin situate është që në BE vendet antëtare duhet të bien dakord që vendet e raj të pranohen në BE. Mendoj se kjo duhet shfuqizuar dhe se shumica duhet te vendose se cilat vende përfsihen sepse për momentin dështon vetëm nëse një vend voton kundër. Nëse shumica vendos, unë menoj se ne mund të pranojmë më shumë vende në BE dhe të forcojmë pozicionin tone”, ka treguar Kobel.

Stefan Klobel, kryetar i Komunës Otterbach në Gjermani flet për bashkëpunimin që ka me shqiptarët

“Zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit u pa shumë pozitivisht”

Kështu ka thënë Stefan Kobel në emsionin “Personale” i pyetur rreth çështjes së liberalizmit të vizave për Kosovën.

“Vetëm pak ditë më parë Bundestag pati një debat për Kosovën, zhvillimi dhe lufta kundër korrupsionit u pa shumë pozitivisht”, ka thënë ai.

Ai shtoi se sa i përket Kosovës, qëndrimi i qeverisë sime dhe i partisë, SPD-së, është shumë i qartë, sic është edhe kancelari ynë Olaf Scholz.

Cobel ketë e përfundoi duke thënë se Kosova është një vend partner për të cilin BE-ja dhe Gjermania ka nevojë.

Për miqësit e mia që kam me kosovarët, mendoj se Kosova është një vend partner për të cilin ne kemi nevojë dhe mendoj se kështu e sheh edhe qeveria jonë dhe mendoj se jemi ne rrugën e duhur.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika