Gjendet një pajisje e dyshimtë në një aeroport në Toronto, arrestohen dy persona

Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi autoritetet kanë gjetur dhe më vonë kanë çaktivizuar një pajisje të mundshme shpërthyese në aeroportin e qytetit Billy Bishop në Toronto.

“Rreth orës 16:00 të së shtunës së 22 tetorit është gjetur një pajisje në një biçikletë të parkuar pranë terminalit të trageteve në anën e ishullit të aeroportit”, sipas llogarisë në mediat sociale të aeroportit.

Terminali i trageteve dhe tuneli janë mbyllur “për një kujdes të madh”, pasi biçikleta u hoq nga policia. Pasagjerët në terminal janë evakuuar më vonë dhe dy fluturime të Air Canada janë devijuar në Hamilton aty pranë, sipas aeroportit.

“Pajisja është çarmatosur dhe Shërbimet e Policisë së Torontos kanë përfunduar hetimin e tyre dhe kanë lëshuar vendin”.

Dy “persona me interes” janë në paraburgim. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për llojin e pajisjes së gjetur, ka njoftuar policia, raporton CNN.

Aeroporti Billy Bishop është afërsisht 10 milje në juglindje të aeroportit më të ngarkuar të qytetit, Toronto Pearson International.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika