Haxhiu: Ish-prokurori i Apelit dhe gjyqtarët që janë të përfshirë në skandale duhet të arrestohen menjëherë

Pas daljes në media të një skandali të ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se këtë persona të përshirë në skandale duhen të arrestohen menjëherë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Blic Interview për RTV Dukagjinin

Ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj një rasti ku ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhi Dërguti, dhe disa gjyqtarë janë të përfshirë në një skandal, ku sipas një hulumtim dyvjeçar nga kallxo.com u bë e ditur një aferë në të cilën dyshohet se u dhanë 150 mijë euro për të ndikuar në kryerjen e disa lëndëve në gjykatat e Kosovës.

Ajo ka thënë se këto fenomene kanë qenë të njohura prej kohësh, por vetëm sot po i shohim dhe dëgjojmë.

Ministrja Haxhiu shtoi se Haxhi Dërguti se edhe raste të tjera dhe nuk është vetëm ky rast.

“Haxhi Dërguti jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë raste tjera. Pavarësisht që sot është avokat, ndikimet e paligjshme të tij jam e bindur që vazhdojnë ende për shkak të shumë njerëzve që i ka brenda sistemit të drejtësisë që hapin e mbyllin lëndë me para”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut në “rrethanat kur sistemi nuk është në shërbim të qytetarëve qytetarët që i qesin sheshit pazaret e skandalet janë shpresa që e keqja mund të luftohet prandaj inkurajoj të gjithë që të ndjekin shembullin e qytetarëve të guximshëm dhe në anën tjetër bëj thirrje grupeve parlamentare në Kuvend nga radhët e opozitës që t’i japin mbështetje reformës në drejtësi e cila me padurim po pritet nga qytetarët”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika