Gazetarja e RTV Dukagjini, Doruntina Bylykbashi shpallet fituese e çmimit “Video-storia e shkurtër më e mirë”

Doruntina Bylykbashi, gazetare në RTV Dukagjini, është shpallur fituese e çmimit "Video-storia e shkurtër më e mirë" në konkursin "Raportimi më i mirë kundër varfërisë”

Doruntina Bylykbashi, gazetarja nga RTV Dukagjini është shpallur fituese e çmimit  "Video-storia e shkurtër më e mirë" në konkursin "Raportimi më i mirë kundër varfërisë”





Gazetarja nga RTV Dukagjini, Doruntina Bylykbashi është shpallur fituese e çmimit “Video-storia e shkurtër më e mirë” në konkursin “Raportimi më i mirë kundër varfërisë” të vitit 2022.

Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës.

Fituesit, autorë të storieve më të mira janë shpërblyer me nga një çmim prej një mijë euro për pesë kategoritë.

  • Video-storja e shkurtër më e mirë
  • Dokumentari më i mirë televiziv
  • Audio-storja më e mirë
  • Storja e shkruar më e mirë
  • Fotografia më e mirë

No description available.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe gazetarët ukrainas të cilat i ka mirëpritur Kosova në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet të ngushtë me UN Kosovo Team (UNKT), përmes Zyrës së Koordinatorit të Zhvillimit, ka organizuar edicionin e 17-të të çmimit vjetor “Çmimi për raportimin më të mirë Kundër Varfërisë – 2022”.

Përmes rezolutës së Kombeve të Bashkuara të miratuar më 22 dhjetor 1992, Asambleja e Përgjithshme ka shpallur datën 17 tetor si Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika