Patate të pjekura me salcë domatesh

Patatet janë ide e mirë për të shoqëruar gatimet, veçanërisht kur ato shoqërohen me erëza të ndryshme. Të shijshme dhe të lehta për tu përgatitur njëkohësisht edhe të përshtatshme për drekë dhe darkë

Ilustrim

Patatet janë gjithnjë një ide e mirë për të shoqëruar gatimet e tjera.

Megjithatë përgatitjes së tyre shpesh i shtohen vetëm erëza apo përbërës të tjerë  me shije të thjeshtë.

Në recetën e sotme këshillohet që të provoni një shije më ndryshe në përgatitjen e patateve të pjekura.

Salca e domateve do të jetë përbërësi special për sot dhe do të shikoni që shija nuk do ju zhgenjejë.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes se kësaj recete të veçantë hap pas hapi.

Përbërësit

2 patate mesatare, 3-4 lugë salcë domatesh, rigon, vaj ulliri dhe kripë.

Përgatitja

Për të nisur me këtë recetë si fillim lani dhe pastroni mirë patatet tuaja. Më pas në një grirëse ose me një thikë të mprehtë, filloni t’i prisni ato në feta të holla jo më shumë se 1 cm.

Pasi t’i keni prerë të gjithë në mënyrë uniforme, hidhini në një enë të thellë dhe spërkatini me vaj ulliri, kripë e rigon (erëz).

Mënyra e prerjes së patateve

Sipas dëshirës mund të përdorni edhe erëza apo përbërës të tjerë siç është piper i zi, speci djegës apo hudhra pluhur ose të freskët.

Vendosja e erëzave

Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe zgjidhni një tavë rrethore mesatare, të mbuluar me një letër pjekje.

Sipër shtroni një nga një patatet në mënyrë rrethore duke i mbivendosur pak tek njëra-tjetra.

Bëjeni këtë derisa të mbulohet e gjithë sipërfaqja e tavës ku duhet të keni formuar disa shtresa të holla me patate.

Futeni tavën në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë për 20 minuta derisa patatet të jenë bërë krokante.

Më pas nxirreni tavën nga furra dhe shtroni sipër salcën e domateve dhe sipas dëshirës edhe pak djathë të grirë kaçkavall.

Futeni sërish në furrë për 5 minuta të tjera derisa të shikoni që djathi është shkrirë dhe mund ta servirni menjëherë në tryezën tuaj.

Rezultati përfundimtar

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika