Hovenier: E rëndësishme të shmangen tensionet, dënojmë veprimet për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeministrin Kurti, lidhur me shmangia e tensioneve dhe njëherit, shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat. Ambasadori Hovenier ka thënë se SHBA-të dënojnë ashpër veprimet frikësuese ose hakmarrëse ndaj atyre që zbatojnë ligjin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

I pari i Diplomacisë Amerikane në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është e rëndësishme të shmangen tensionet lidhur me çështjen e ndërrimit të targave në RKS gjersa ka theksuar se SHBA-të dënojmë veprimet për t’u hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar ato.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka reaguar pas një postimi të një komenti të sekretarit të Blinken përmes së cilës, bënte të ditur se i njëjti kishte zhvilluar një bisedë me Kurtin.

“E rëndësishme për të shmangur tensionet dhe për të shtyrë zbatimin e rregullave të reja të targave. Ne dënojmë gjithashtu veprimet për të frikësuar ose hakmarrë ndaj atyre që kanë ndërruar targat e tyre”, ka shkruar Hovenier.

Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën e krijuar për targat në vend.

Chollet ka thënë se pjesë e diskutimit me Kurtin ishte shmangia e tensioneve dhe njëherit shtyrja e zbatimit të vendimit për targat.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sot për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja të targave, pa konfiskime apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka thënë Chollet.

Hiç më larg se në mesnatën e 26 tetorit, një automjet i tipit Volswagen Bora është djegur në Leposaviq. Pos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Djegia e veturave me targa të konvertuara – “po përdoret si presion nga strukturat kriminale serbe”

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika