Optimizëm nga analistët në veri për çështjen e targave

Në veri të Kosovës edhe sot kanë qëndruar në gjendje gatishmërie KFOR-i dhe Policia e Kosovës. Mirëpo, atyre duket se as këtë vikend nuk do t’u duhet të bëjnë ndonjë ndërhyrje, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta shtyrë përsëri afatin për targat

Ilustrim





Ka dy muaj që ky ekip i KFOR-it nuk ka lëvizur nga ky pozicion, në rrugën që të dërgon në Leposaviq.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshim të vendimit për targat, këta ushtarë duket se edhe për një kohë do të vazhdojnë të qëndrojnë vetëm në gjendje gatishmërie.

Vendimi për shtyrje të afatit për konfiskim të targave ilegale, sipas analistit Branislav Krstiq nuk ka qenë as i Kosovës e as i Serbisë.

Branislav Krstiq, analist ka thënë se “Fat i madh është që për këtë çështje nuk vendosë as Prishtina as Beogradi. Nëse do të vendosnin vet, vërtetë do të ishim në një pozicion ku mund të kishte tensione. Fati ynë është që në këtë rast po vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian”.

Analisti, Branislav Krstiq

E optimist për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, është asamblisti shqiptar në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku.

Skënder Sadiku, asamblist në Mitrovicë të Veriut ka thënë se “Këtë bindjen time ma forcojnë edhe emisarët për dialogun. Nuk ka shtet të fuqishëm aktualisht në botë, të cilët nuk kanë dërguar emisar dhe të cilët nuk janë duke tentuar që të sjellin normalitet, por të sjellin marrëveshje mes dy popujve”.

Analisti, Skender Sadiku

Së paku në tri raste është raportuar për djegie të veturave, pronarët e të cilave ndërruan targat nga ilegale në legale RKS.

Policia e Kosovës ia ka konfirmuar Televizionit Dukagjini se është duke e hetuar secilin rast.

Vetëm rreth 20 qytetarë i kanë konvertuar targat në RKS deri më tani, kur u morr vendimi për një shkallëzim të sanksioneve.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika