Hysa: Perëndimi është më shumë i interesuar që Vuçiq të mos jetë në anën e Rusisë sesa ta njoh Kosovën me automatizëm

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka theksuar se faktori ndërkombëtarë perëndimor është i interesuar që çështjen e Kosovës ta zgjidh për shkak të rrethanave gjeopolitike, në të cilat ndodhet bota, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë


“Bota perëndimore është më shumë e interesuar që të investoj që Vuçiq të mos jetë në anën e Rusisë sesa ta njoh Kosovën me automatizëm”, ka theksuar ish-negocatarori në bisedimet e Vjenës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Ylber Hysa.

Hysa, ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë, ku sipas tij është duke u ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe angazhimi i ndërkombëtarëve për zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, për Hysën është prishja e një precedenti që është duke u përdoru nga presidenti i Rusisë.

Sipas tij, pas 24 shkurtit të vitit 2022 është një Luftë e Tretë Botërore ‘virtuale’ që është duke ndodhur, dhe sipas tij, bota nuk do të jetë më njëjtë.

“Ekziston një vëmendje që të prodhohet një përfundim për çështjen e Kosovës, e cili mund të reflektohej e të shërbente dhe për çështjen e Ukrainës në mënyrë që Putinit t’i merrej një narrativë që ai e keqpërdor si precedent, siç ai e kupton për Kosovën”, ka thënë Hysa.

Më tej, ai ka theksuar se e gjithë kjo nuk është vetëm për Kosovën por për shkak të aspektit gjeopolitik në të cilin ndodhet bota, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.

“Kosova dhe përgjithësisht Ballkani është njëra nga hapësirat e cila do të mund të keqpërdorej nga Rusia e cila momentalisht nuk është duke kaluar mirë në frontin e Ukrainës, kështu është një vëmendja shumë e madhe siç e kemi parë dhe nga vizata e eksponentëve të ndryshëm diplomatik që të ndikohet për të mos lejuar që të keqpërdorej nga Rusia”, ka deklaruar ish-ambasadori i Kosovës, Ylber Hysan në emisionin Personale në RTV Dukagjini.

Sipas Hysës, i pari i Serbisë, Aleksndar Vuçiq, është duke e emituar ish-presidentin e Jugosllavisë, që të jetë edhe me Perëndimin edhe me Lindjen.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika