Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë e zhgënjyer, paralajmëron grevë në rast të mosshqyrtimit të kërkesave

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka njoftuar se në qoftëse nuk do të merren parasysh rekomandimet e tyre do ndërmarrin veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva një orëshe deri tek bojkoti i përgjithshëm i punës

Foto ilustrim

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së përmes një postimi në Facebook, është shprehur e zhgënjyer me injorimin nga SHSKUK/QKUK, të njëjtit kanë paralajmëruar se do të fillojnë me grevë në rast që kërkesat e tyre nuk shqyrtohen.

“Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ndjehet e zhgënjyer me injorimin në vazhdimsi nga SHSKUK/QKUK e cila përkundër proaktivitetit tonë për dialog social, e njejta refuzon, madje edhe përgjigjiet përmes postës elektronike”, kanë shkruar.

Më tej kanë adresuar edhe kërkesën e radhës duke thënë se nëse nuk merren parasysh rekomandimet e tyre për të ruajtur mirëqënien e infermierëve duke mos i mbingarkuar më tepër me punë, Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së do ndërmarr veprimin sindikal grevë, duke filluar nga greva një orëshe deri tek bojkoti i përgjithshëm i punës.

“Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ju njofton që mbështetë përpjekjet tuaja për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, mirëpo ndjehemi të shqetësuar rreth idesë së hapjes së njesive dhe reparteve të reja brenda QKUK-së”, shkruhet në emailin e dërguar në SHSKUK dhe QKUK.

Ndërsa, si mjet të fundit për të kundërshtuar padrejtësitë karrshi infermierëve, për të kërkuar cilësi të shërbimeve reale për qytetarët si dhe për të kërkuar kualitet në vend të kuantitetit, do të veprime sindikale deri në grevë dhe bojkot të përgjithshëm të punës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika