Si të gatuajmë rizoto me perime?

Rizoto me perime është një prej recetave të ushqimit më të lehta dhe të shëndetshme për vaktet e drekës apo darkës. Madje, është ushqim i shijshëm dhe i pasur me vitamina të ndryshme

Ilustrim

Dëshironi të gatuani diçka të shëndetshme por nuk dini se çfarë të gatuani?

Kjo është një recetë super të shëndetshme të cilën mund ta përgatisni fare thjesht edhe në shtëpitë tuaja.

Jemi të sigurt që kjo rizoto me perime do t’i shpërblejë pritshmëritë tuaja.

Përbërësit që iu nevojiten: 2 lugë vaj ulliri, 3 kunguj të mesëm të mesëm, të copëtuar, 250g domate qershi, 1 qepë e vogël e copëtuar imët, 1 thelb hudhër, i grimcuar, 2 gota oriz, 1/3 filxhan lëng limoni, 1/3 copë borzilok, 1/4 filxhan djathë kaçkavall i imët.

Përgatitja e rizotos me perime

Hidhni dy gota me ujë në një enë, për ta zier në nxehtësi të lartë, e më pas ulni gradualisht nxehtësinë.

Ndërkohë, ngrohni gjysmën e vajit në një tigan të madh në  nxehtësi mesatare. Shtoni kungullin e njomë dhe domatet.

Fërgojini për 2-3 minuta dhe lërini mënjanë në një tas. Nxehni pjesën e mbetur të vajit, shtoni qepët dhe hudhrat sa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni orizin, gatuajini bashkë derisa të zbuten pastaj hidhni lëngun e limonit. Shtoni kungujt me domatet.

Ilustri

Lërini të ziejnë derisa ato të jenë gati.

Më pas hiqeni nga nxehtësia. Shtoni sipër borzilokun dhe djathin dhe ushqimi është gati për tu shërbyer.

Oriz me perime

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika